BallinaAktualitetShqiptari tërhiqet zvarrë në rrugë dhe braktiset derisa vdes, policia greke në...

Shqiptari tërhiqet zvarrë në rrugë dhe braktiset derisa vdes, policia greke në kërkim të autorit të panjohur

Një 48 vjeçar me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e shkuar në rrugën Larissa-Karditsa.

Mediat greke bëjnë me dije se ishte një shofer ai që lajmëroi policinë për praninë e një personi të shtrirë në rrugë. Forcat e rendit mbërritën në vendngjarje duke konstatuar që shqiptari kishte ndërruar jetë.

Dyshohet se ishte një veturë ajo që shkaktoi përplasjen fatale të shqiptarit, i cili në momentin e ngjarjes ishte kalimtar në rrugë.

Pas aksidenti, shoferi i mjetit u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke e braktisur në rrugë.

Policia është duke hetuar rastin për të zbuluar shoferin e panjohur që tërhoqi zvarrë në rrugë shqiptarin dhe e la të plagosur rëndë, duke gjetur vdekjen më pas.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular