BallinaAktualitetAntishpifja”/Zbythet Maxhoranca, Kuvendi heq dekretin e Metës nga rendi i ditës. Balla:...

Antishpifja”/Zbythet Maxhoranca, Kuvendi heq dekretin e Metës nga rendi i ditës. Balla: Presim “Venecian”

Shumica parlamentare terhiqet nga votimi per “Paketen antishpifje”, nderkohe qe ne rendin e dites ishte parashikuar votimi per dekretin e Presidentit Meta, qe kerkoi mosmiratimin e kesaj pakete.

Me votim, pas propozimit te bere nga kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, Kuvendi ka hequr nga rendi i dites votimin per dekretin e Presidentit per “Antishpifjen”.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla kerkoi “Të shtyhet shqyrtimi i dekretit të Presidentit, deri sa te vije qendrimi i kerkuar nga Komisioni i Venecias”.

“Kërkojmë që diskutimi të qëndrojë në program, por të shtyhet diskutimi deri sa Komisioni i Venecias, më 20 a 21 mars ta sjellë raportin e vet dhe sikurse kemi bërë në shumë momente te rëndësishme si të Reformës në Drejtësi, Venecia ka dhënë propozime shumë të mira që janë reflektuar, sikurse kemi edhe ligje të tjera që i kemi përmirësuar”- tha Balla.

Pas saj ka replikuar deputetja e opozites se re ne Kuvend, Rudina Hajdari, e cila nuk ka qene dakord me kete shtyrje.

Sipas saj, deputetet jane pergatitur dhe duan te flasin, ndaj nuk ka pse te shtyhet diskutimi.

“Atehere cfare te bejme thoni ju, te mos presim opinionin e Venecias”- tha kryeparlamentari Ruci.

Per Ballen nje qendrim i tille i opozites eshte i pakuptimte dhe i pavend. Pas kesaj, Ruci ka nderprere per pak caste seancen plenare, per te rinisur me votimin dhe heqjen e dekretit nga rendi i dites.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular