BallinaAktualitetMini –Shengeni/Enver Hoxhaj: Ja kritikat e mia ndaj kësaj nisme të kryeministrit...

Mini –Shengeni/Enver Hoxhaj: Ja kritikat e mia ndaj kësaj nisme të kryeministrit Rama

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Enver Hoxhaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u ndal edhe tek projekti i Mini-Shengenit Ballkanik.

Hoxhaj deklaroi se ai vetë dhe subjekti politik ku bën pjesë, PDK kanë pasur kritika ndaj Mini-Shengenit. Sipas Hoxhajt, kritikat kanë të bëjnë me unionin doganor dhe me Zonën e Përbashkët Ekonomike.

“Tek Mini Shengeni kemi kritikat tona. Këto kritika nuk kanë të bëjnë me politika ditore. Në pikëpamjen tonë, korniza e parë ka qenë unioni doganor. Unioni Doganor ka qenë i propozuar prej diplomacisë serbe dhe për herë të parë një gazetë austriake në shkurt 2016 ka bërë një raport për unionin. Edhe Zona e Përbashkët Ekonomike në Ballkan është kundërshtuar nga ne. Kjo është historia sesi ne e shohim në Prishtinë të konsideruar “Mini – Shengeni”. Ne si Kosovë kemi një problem me Bosnjën. Bosnja ka me ne masa të ashpra dhe ne vendosur”, tha Hoxhaj.

Enver Hoxhaj shtoi se nuk e ka të qartë sesi do të veprojë qeveria “Kurti” në lidhje me disa çështje delikate të tilla si marrëveshjet me Serbinë, etj.

“Nuk e di sesi do të sillet qeveria Kurti për këto cështje, të tilla si ajo që Kurti ka kundërshtuar marrëveshjet etj. LDk nga ana tjetër ka qasje normale si ne. Unë nuk mund ta di sikundër ta, por unë po them si e shoh situatën. Në 4-5 vitet e fundit, prej 2015 kemi kërkuar që të afatizohet dialogu Kosovë – Serbi. Ne kemi kërkuar që dialogu të ketë afate të qarta. Sa kam qenë ministër i Jashtëm, në disa raste kemi kërkuar që partnerët tanë ta emërojnë saktë marrëveshjen. SHBA e sheh dialogun Kosovë – Serbi si një temë tepër të rëndësishme për Kosovën, por edh në rajon, madje për të mos thënë edhe në Europë. Marrëveshjet me Serbinë i japin edhe përfitime Kosovës”, deklaroi Hoxhaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular