BallinaAktualitetTërmeti/Klevis Balliu: Të kesh shtëpi online nuk është dëgjuar ndonjëherë, qeveri pa...

Tërmeti/Klevis Balliu: Të kesh shtëpi online nuk është dëgjuar ndonjëherë, qeveri pa letra

spot_img
spot_img

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, tha se banorët e prekur nga tërmeti janë nxjerrë nga hotelet.

Ai shtoi se në Turqi, edhe pse tërmeti ishte më i madh, kishte më pak viktime, sepse, sipas Balliu, këtu ekziston një mafie e ndërtimit.

Klevis Balliu: Banorët janë nxjerrë nga hotelet, u kanë hequr edhe bonuset e qirave. Tani kanë dalë dhe thonë se do tu japim lekë në dorë. Kryeministri thotë edhe absurditeti që ai që ka një shtëpi të dytë nuk e ka problem. Kjo qeveri i shërben vetëm interesit të vet. 

Janë për tu menduar rasti i Thumanës dhe ai i kavaleshencës. Nëse e ka shpallur godinën të pabanueshme, ndërsa ti i fut në ndërtesë. Në Turqi ishte tërmet më i rëndë, por kishte më pak viktima. Pse? Sepse këtu ekziston mafia e ndërtimit. Rama thotë se po bëhen arrestime, por ndërkohë dje dolën nga burgu 8 persona. Kjo tregon se këto akuza janë propagandeske. Kjo është qeveria e shkatërrimit, jo e ndërtimit. 

Balliu shtoi se të prekurve nga tërmeti po u thonë që të aplikojnë online për shtëpitë, por të kesh shtëpi online nuk është dëgjuar ndonjëherë. Balliu tha se kjo është një qeveri pa letra.

Klevis Balliu: Kemi dy muaj që thotë kryeministri që shkoni te zyrat shtetërore, por pastaj thotë që tani kjo e gjitha është e kotë, hajdeni online. Të kesh shtëpi online nuk është dëgjuar ndonjëherë. Një shtet serioz kanë institucionet e veta ku ti shkon. Kjo është një qeveri që funksionin me letra pa dokumente, por vetëm me urdhrat e padronit Edi Rama. Arsye pse humbën aq shumë jetë njerëzish është për shkak të korrupsioni.

Balliu nuk la pa prekur edhe çështjen e dosjes së famshme 184, e cila është rikthyer nga SPAK në Dibër tashmë. Sipas Balliut SPAK-u duhet ta rishikojë këtë vendim.

Klevis Balliu: SPAK-u nuk e ka nisur punën mirë, dosja 184 u nis drejt Dibrës, pa e lexuar, prokuroria e Dibrës nuk ka tagër të hetojë Edi Ramin. Ne e kemi denoncuar qysh në fillim. Një prokuror që ka qenë në shërbim të regjimit të Enver Hoxhës, vihet në krye të SPAK. SPAK duhet të rishikojë vendimet më me seriozitet. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular