BallinaKryesoreZagorakis, një tragjedi greke: nga triumfi në Europian tek përjashtimi nga Parlamenti...

Zagorakis, një tragjedi greke: nga triumfi në Europian tek përjashtimi nga Parlamenti i Brukselit

Theo Zagorakis ishte kapiteni i Greqisë, që u shpall kampione e Europës në Portugali në 2004, duke arritur i pesti në klasifikimin për Topin e Artë. Mesfushori grek u kthye të mbyllë karrierën tek PAOK Selanik, skuadra që më shumë i ka mbetur në zemër. E tani, që profesion ka politikën, i ka kushtuar rëndë.

Sipas asaj që bën të ditur Neë York Times, Zagorakis është përjashtuar nga grupi parlamentar europian i Demokracisë së re, formacion me të cilën u zgjodh në Bruksel, e nga partia vetë. E gjitha kjo për një skandal që ka goditur futbollin grek ku ka përfunduar pikërisht PAOK. Skuadra, në të cilën ka qenë edhe president nga 2007 në 2012, rrezikon të zbresë nga kategoria bashkë me Xanthi. “Faji” është i Ivan Savvidis, presidenti me pistoletë në xhep që pak kohë më parë u përfil shumë. Një komision shtetëror ka konfirmuar se pronari i PAOK është i lidhur edhe me Xanthi, që thyen rregullat mbi pronësinë e skuadrave që luajnë në të njëjtin kampionat.

Mundësisë për të rrëzuar dy klubet i është kundërvënë me forcë dhe publikisht Zagorakis. “Nuk mund të jetoj politikisht nën të njëjtën cati me ata që, duke ndjekur urdhëra të jashtëm, sulmojnë PAOK e gjithë futbollin grek”. Një deklaratë që partisë së tij nuk i ka pëlqyer. E kështu Demokracia e Re vendosi të përjashtojë ish-futbollistin, që megjithatë duhet të mbetet në Parlamentin Europian, duke kaluar nga grupi i Partive Popullore tek ata të pavarur…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular