Ndriçim Hajri, babai i një prej të arrestuarve në lidhje me marrjen peng dhe më pas vrasjen e Jan Prengës, Elton Hajri, ka mohuar kategorikisht akuzat se pas kësaj ngjarje fshihet dhe djali i tij.
Nderkohe qe gjykata e la te birin ne burg, ai thote se ditën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja i biri ka qenë tek tezja e tij, ndërsa pohoi se për këtë ka dhe dëshmitarë
“Unë jam Ndriçim Hajri. Jetoj me një dhomë dhe kuzhinë. S’kam lidhje me drogën. Çuni im ka 4 vite që e ka lënë punën nga resorti. Ne momentin që të më vërtetojnë se çuni im të ketë hyrë në atë objekt, unë jap dorëheqje dhe ngre duart dhe kërkoj falje publike. Djali im ka qenë në shtëpi, tek tezja e vet. Në 17 është ngritur në orën 10 pa 10 nga gjumi. Se ka qenë mirë. Ai ka qenë tek tezja e vet. Pallatin ma ka prishur tërmeti. Ka qenë të tezja e vet, kam dajat e vet që kanë qenë me të. Pamje filmike nuk kam. S’kam komunikuar asnjë fjalë. Djali është i pafajshëm. S’ka hyrë asnjëherë në resort. Është e sigurt 100 %. Kërkoj falje pastaj. Ndihem i frikësuar se jam futur në siklet. Dhe këto që thonë mediat, na mbytën. Juve si media konstatojeni. Nuk i njoh fare familjen e viktimës. Më vjen keq. Shpreh keqardhje. Unë jam në ajër për veten time. Jam në fukarallëkun tim. Pyetni ne Shijak se kush është djali dhe unë.”, tha babai i Elton Hajrit per gazetaren Klodiana Lala. BW