Biznesmeni i kromit, Murat Duriçi, ka ndërruar jetë në spital mbrëmjen e sotme, pasi dyshohet se është përplasur nga një automjet.
Ai u gjet rreth orës 17:00 në gjendje të rëndë në një kanal në Burrel, ndërsa nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra,.
Mësohet se ai është përplasur nga një furgon, që drejtohej nga personi i identifikuar si Mentor Çeku.
Biznesmeni kishte dalë për një shëtitje, kur është përplasur nga furgoni, i cili po ecte me shpejtësi, ndërsa dyshohet se drejtuesi ka qenë nën efektin e alkoolit.
Çeku e ka goditur Duriçin me pasqyrën e automjetit, duke e hedhur në kanal dhe më pas është larguar nga vendngjarja ku shkuar në fshatin e tij, ka marrë familjen dhe është larguar.
Policia po punon për gjetjen e autorit, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.