BallinaOP EDE humbi në aksident, Bujar Vreto status prekës për vëllain: Shenjtori im,...

E humbi në aksident, Bujar Vreto status prekës për vëllain: Shenjtori im, zemrën ma ke zbutur, forcën ma ke shtuar që…

Bujar Vreto kreu i PD Librazhd para disa ditesh humbi vellain ne aksident. I pikelluar nga kjo humbje e parakohshme dje ka shkruar ne rrjetin social FB nje status prekes per kete tragjedi qe i ka ndodhur ne familje. Ja cfare shkruan

Statusi i Bujar Vretos

I shtrenjti Ardian!

Me dhimbje në zemër dhe lot në sy po mundohem të ripërtëri energjitë, ti kthej ato në forcë duke besuar se zoti të mori prane vetes për të qënë i lirë përjetësisht në krahët e tij.

Hyjnore është ta shkruaj, se mijëra banore, të afërm, miq, shokë, dashamirës, nga trevat e Bërzeshtës, Rrajcës, Prrenjasit, Quksit, Stravajt, Polisit, nga trevat e Çermenikës, Lunikut, Stëblevës, Qendrës, Hotolishtit, qytetit të Librazhdit dhe nga gjithë Shqipëria të SHENJTËRUAN me madhështinë e përcjelljes tënde në banesën e fundit.

Ardian, vëllai im i shtrenjtë, në emrin tënd, bashkëshortes, vajzës dhe djalit, të babës, nënës, vëllait dhe motrës i falenderoj pjesëmarrësit që mes lotësh, dhimbje dhe respekti morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës por dhe ata që nuk patën mundësi që më kanë dërguar mijëra sms. Ka pesë ditë që ti mungon se tashme je bërë engjëll i zotit, por dera e hapur e shtëpisë ka pritur me qindra burra e gra, djem dhe vajza që pak flasin por vetëm luten për ty “U prehsh ne paqe pranë të madhit zot”

Dy fjalë për shenjtorin tim, jam i pikëlluar, por krenar për ty, prandaj të jap fjalën se dhimbjen do e kthej në forcë për të çuar përpara gjthcka kemi nisur. Zemrën ma ke zbutur, forcën ma ke shtuar që misionin në shërbim të bashkëudhëtarëve në botën e përkohëshme ta përmbush me drejtësi si shërbëtor i vlerave njerëzore.

Unë do bashkëudhetoj me ty..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular