Koronavrisu ka mbërritur edhe në Itali, ku janë konfirmuar dy rastet e para, ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 6 muaj.
Një çift turistësh kinez, të infektuar, janë shtruar në spital në Romë, ndërsa, sipas “Tgcom”, janë edhe 32 persona të tjerë nën vëzhgim
Ditën e hënë pritet të kthehen në Itali 80 persona të cilët kanë qenë Whan, epiqendra e virusit vdekjeprurës.
Drejtori shkencor i spitalit ku janë shtruar të infektuarit tha se gjasat që të ketë të tjerë bartës të virusit, janë të mëdha.
“Duhet të shmangim alarmin, por të themi që nuk do të ketë raste të tjera të koronavirusit, do të thotë të mos shohësh realitetin.
Janë identifikuar tre kontakte të mundshme të çiftit kinez, të cilët janë vendosur në mbikëqyrje në shtëpi”, tha ai.