BallinaAktualitet“Lëvizte shumë rrallë në këmbë”! Çfarë fshihet pas vdekjes misterioze të biznesmenit...

“Lëvizte shumë rrallë në këmbë”! Çfarë fshihet pas vdekjes misterioze të biznesmenit të fuqishëm në Bulqizë?!

Detaje të reja nga vdekja misterioze e biznesmenit të kromit në Bulqizë, Murat Duriçi.

Në një lidhje telefonike në “News24”, gazetarja Doriana Bezat tha se 53-vjeçari Duriçi ishte një biznesmen i fuqishëm në Bulqizë, dhe sipas burimeve të policisë, ai lëvizte shumë rrallë në këmbë.


Për këtë arsye, është shumë e dyshimtë që ai të jetë aksidentuar, ndaj dhe policia vijon hetimet, duke mos e konsideruar thjesht një aksident ngjarjen e rëndë, të ndodhur këtë mbrëmje. Biznesmeni është gjetur me shenja jete në një kanal, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Siç raporton gazetarja Bezat, të dhënat e deritanishme ngrenë hije dyshimi për ngjarjen, që ajo mund të mos jetë aksidentale. Sa i përket të shkuarës së biznesmenit, gazetarja Bezat tha për “BalkanWeb” se ishte një person pa precedentë dhe nuk kishte pasur përplasje në Bulqizë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular