BallinaAktualitetPërplasen me policinë tek Medresja, banorët kundërshtojnë shembjen e banesës

Përplasen me policinë tek Medresja, banorët kundërshtojnë shembjen e banesës

Dhjetra banorë po protestojnë tek zona e Medrses, pasi banesat e tyre po shemben. Banorët theksojnë se janë në proces gjyqësore dhe sipas tyre është e papranueshme që IKMT po fillon ndërhyrjen, pa pasur një përgjigje nga Gjykata.

Ndërkohë mediat nuk janë lejuar që të filmojnë, protestën e qytetarëve. Po ashtu banorët janë konfliktuar edhe më policinë.

“Kemi ardhur këtu që në 1993, jemi pronarë. Janë banesa private por me kalimin e kohës banorët kanë bërë edhe shtesa. Duan të na marrin shtëpinë tonë, ajo është prona jonë. Nuk është pronë e bashkisë, as ndërtesa as toka. Nuk është vërtetë ajo që thotë bashkia. Bashkia nuk e ka legalizuar. Kemi mbi 20 vite që jetojmë këtu.”– u shpreh një banore.

Ndërtesa ka qenë në kopshët publik në vitet 60 dhe kjo godinë më vonë është përshtatur si banesë nga banorët.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular