Nga Vendim Demaj
Këto ditë propoganda e regjimit është hedhur në fushatë për pisllekun e prodhuar të kllou, që po shërben për egzaltimin e ca parukiereve dhe biznesmeneve të moshës së tretë (që tani kanë filluar dhe të flasin per termin edukatë) dhe për marrjen e disa klikimeve shumica të sponsorizuar,
Ky prodhim flliqhane ka si qëllim përuljen, denigrimin, baltosjen e një prej krahinave më fisnike të kombit shqiptar. Vetë titulli i palaçollëkut, duhet lexuar në brendësi, ashtu siç është mendja dhe qëllimi poshtërues i këtyre kurvelesheve Edvinian ( këtë e kanë thënë kritikë dhe kineastë më përvojë të vendit) “I hate Tropoja”
Prandaj ky Mamaqi si lëpirës sezonal, tani eshte dhe një bukëshkalë, paska parë një ëndërr në moshën minorene dhe që atëherë është betuar se do të investohet për të ngritur në piedestal Tropojën, njerëzit e saj dhe virtytet që i karakterizojnë, duke prodhuar i urdhëruar një film paftyrësie i cili do jetë më i mirë i kinematografisë shqiptare” dhe do të bëjë xhiron e botës për të reklamuar Tropojë, për të sjellë turistë nga gjithë globi.
Por, nuk e di ky klloun kinez që askush s’duhet të lodhet për këtë, sepse Malësia e Gjakovës, prej nga vij unë, nuk ka pasur e nuk ka nevojë për “reklama” aq më pak nga palaço, që vetëm shqiptarë nuk mund të jenë, kur përpiqen të ulin kaq poshtë një krahinë fisnike.
Besoj se nuk është më nevoja të rendis figurat e larta patriotike dhe intelektuale që ka nxjerrë ai truall, duke dhënë kontribute në të gjitha fushat e jetës, që nga lufta e deri te dija, që nga sporti, arti e kultura e deri te viganët dëshmorë për atdhe e shumë e shumë fusha të tjera,
sepse pasqyrimin dhe risjelljen e tyre në vëmendje të opinionit publik e kanë bërë shumë personazhe këto ditë që vloi histeria e premierës së palaçollëkut të binjakëve dordolecë.
Kushdo që e ka parë filmin apo sekuenca të tij e kupton fare mirë e qartë se ku është realiteti e ku është “teatri” i turpshëm i këtyre palacove, ku mbaron jeta e ku fillon tallja.
Megjithatë, një tokë që nuk e ka vënë poshtë shkau e asnjë pushtues që ka guxuar ta mendojë këtë, nuk mund ta bëjë as Edini dhe Ermali me menyrat e tyre të sofistikuara.
Një tokë dardane, me gjak të pastër iliro-arbëror nuk e mban dot një plagë të tillë, nuk e honeps dot një të mallkuar nga Perëndia. As gjaku i heronjve dhe i dëshmorëve të kësaj treve, po i asnjë shqiptari nuk e kapërdin atë që evokon ky MamaQia me fjalët apo me nëntekstet e tij.
Këtij te pabesi pa palcë e shtyllë burrërore, duhet t’ia mësojë dikush traditën e këtyre anëve se çfarë e peshqeshi e pret atë apo ata që mendojnë të marrin nëpër këmbë nderin e malësorit.
Publiku e di shumë mirë se ç’është realiteti dhe e vërteta.. ndaj nuk po zgjatem më shumë, se po rëndohen e lodhen edhe shkronjat e këtij reagimi.
Dikush mund të thotë: I lë Zotin, por unë i them: JO jam unë, është çdo tropojan, çdo shqiptar zot i nderit të vet dhe nuk ka kurvelesh Mamaq dhe asnjë dordolec tjetër të na përdhosë