BallinaAktualitetBrenda dy orësh lirohet, ju jap besën, ktheni pjesën tuaj’, por trupi...

Brenda dy orësh lirohet, ju jap besën, ktheni pjesën tuaj’, por trupi nuk u kthye! Telefonata nga burgu i Ekuadorit që nxori emrat e porositësve të pengmarrjes

Ndërkohë që hetimet për pengmarrjen në Kamzë vazhdojnë, mësohet se vëllai i Jani Prengës, Astrit Prenga, e ka dorëzuar pjesën e mallit që pengmarrësit i kërkonin dhe 700 mijë eurot, por vëllai i tij nuk u dorëzua më as i gjallë dhe as i vdekur, pasi akoma nuk dihet se ku është trupi i tij.

Sipas “Top Channel”, nga rrëfimi i vëllait tjetër të pengut të zhdukur (Anton Prenga), përmendet edhe një shtetas polak. Dëshmitari tregon se pas negociatave me Gramoz Rexhepin, ai u ka thënë “unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj të kokainës nga Astriti dhe Gëzim Shullani, se do lirohet pengu”.

Sipas burimeve, shkruan “Top Channel”, Astrit Prenga dhe Gezim Shullani kanë kthyer pjesën e tyre prej 106 kg kokainë në Londër, duke e dorëzuar te disa shtetas nga Polonia, të dërguar nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçi. Unë nuk e di, shton dëshmitari, se kujt ia dorëzoi vëllai (Astriti) kokainën, por ai më tregoi se bashkë me të ka dorëzuar edhe 700 mijë paund.

Më tej, në dëshminë e Anton Prengës, i ardhur në Shqipëri për të gjetur të vëllain, Anila Hoxha u referohet sërish burimeve të Policisë të angazhuara në hetim. Ditën e hënë, në datën 22 janar, pra, pesë ditë nga rrëmbimi, Gramoz Rexhepi ka telefonuar vëllain e pengut, Ndrek Prenga (që gjendet në burg). Brenda dy orësh mësohet të ketë thënë nga Ekuadori Rexhepi se vëllai do lirohet. Por kur kjo gjë nuk ka ndodhur, dëshmitari tregon se janë kryer sërish telefonata me Ekuadorin dhe aty Rexhepi ka deklaruar “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre që kanë organizuar dhe kryer pengmarrjen, ata quhen Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular