BallinaKryesoreÇlirim Gjata - Ballës: Tryeza për Reformën Zgjedhore ka mision të qartë,...

Çlirim Gjata – Ballës: Tryeza për Reformën Zgjedhore ka mision të qartë, ja dy hapat që do ndiqen

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla, lidhur me tryezën e Reformës Zgjedhore.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Gjata shkruan se prej ditësh eksponentë socialistë, që duhet të japin llogari për shitblerje votash, flasin për zgjedhjet.

Sipas tij, tryeza e Reformës Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjendë me saktësi.

“Prej ditësh eksponentë socialistë, më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë per zgjedhjet. Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjende me saktësi.

Reforma elektorale është një hap i rendesishem për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota.

Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasoje e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja menyre per te rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!”, shkruan Gjata.

(BalkanWeb)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular