BallinaAktualitetShqiptari vret gruan në vendin ku punonte e tenton vetëvrasjen, arrestohet nga...

Shqiptari vret gruan në vendin ku punonte e tenton vetëvrasjen, arrestohet nga policia (Emrat)

Një grua shqiptarë është vrarë nga bashkëshorti i saj në Genova, Itali. Sipas mediave italiane, gruaja e identifikuar si Laureta Zyberi, 43 vjeçe është vrarë nga burri i saj Eduart Zyberi, 54 vjeç në vendin ku punonte si pastruese.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Genova, në lagjen Marassi, në rrugën Furlani. Autori e ka qëlluar disa herë gruan me thikë dhe më pas ka tentuar të vrasë veten.

Tragjedia është zbuluar nga punëdhënësi i gruas, i cili e gjeti të pajetë në shtëpi.

foto galeri

foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

Tragjedia është zbuluar nga punëdhënësi i gruas, i cili e gjeti të pajetë në shtëpi. Pronari italian kishte dalë në mëngjes nga shtëpia për të shkuar në punë, duke e ditur që pasdite pastruesja e besuar do sistemonte shtëpinë. Por kur ka hyrë në apartament e ka gjetur gruan të shtrirë përtokë në një lumë gjaku. Ai ka lajmëruar menjëherë urgjencën dhe policinë por mjekët e 118 nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë për të shpëtuar gruan.

Plagët e shkaktuara nga bashkëshorti kanë qenë tepër të thella duke i sjellë vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë burri i saj i plagosur në bark është dërguar në spitalin San Martino dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e ka ndaluar për vrasje. Çifti kishte kohë që jetonte në Itali. Nuk dihet nëse ishin ndarë apo nëse kishte ndonjë largim mes tyre. Hetuesit kanë konkluduar se gruaja ishte në punë kur bashkëshorti ka ardhur, ka hapur derën dhe e ka sulmuar pas një sherri të dhunshëm. Pasi e ka qëlluar me thikë nuk ka tentuar të largohet por e ka ngulur thikën disa herë në bark duke mbetur i plagosur në dysheme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular