Reperi i njohur, Stresi ka vendosur që ditën e sotme të ndjekë projektin më të fundit kinematografik nga Ermal Mamaqi, ‘I love Tropoja’. Pasi ka shijuar për 2 orë radhazi filmin, reperi ka dhënë edhe përshtypjet e tij lidhur me këtë produksion.
“’I love Tropoja’, shikojeni pastaj gjykojeni. Të dashur patriot është veç një film I bukur dhe plot komedi. Unë ju ftoj ta shikoni dhe ju, besomëni do ju pëlqejë. Unë e di ku e keni hallin, po kryeministri i vetëshpallur kryeministër ka dalë në film pik për pik siç është në jetën reale, s’do habiteni, përkundrazi. Ndaj ju bëj thirrje ta shikoni sepse ja vlen. Unë e dua Tropojën sepse jam tropojan e gashjan në gjak, por është veç se një film komedi. @ermalmamaqiofficial @arjolademiri punë e mirë”, ka shkruar Stresi krah postimit të tij në ‘Instagram’. Ndërsa në një video të publikuar nga Ermali, reperi është shprehur se i gjithë projekti ishte realizuar shumë mire dhe se duhet të zgjaste më shumë sepse i pëlqeu./revistawho.com