BallinaPolitike“Ata që kanë pasuri duhet t’i justifikojnë brenda 48 orësh”- Rama: Brenda...

“Ata që kanë pasuri duhet t’i justifikojnë brenda 48 orësh”- Rama: Brenda muajit i thonë lamtumirë! Pasuria e tyre do shkojë për…

Kryeministri Edi Rama tha se ata që kanë pasuri të mëdha do të duhen ta justifikojnë brenda 48 orëve pasurinë e tyre.

Gjatë një aktiviteti me Repartin RENEA, ku prezantoi njësinë Forca e Ligjit, Rama u shpreh se brenda muajit do të duhet të marrë vendimi gjykata për këto pasuri.

Rama: Vetingu nuk ka për detyrë të ndëshkojë ata që kanë vënë pasuri marramendëse duke përdorur çekiçin e drejtësisë duke thyer kafkën e drejtësisë, por është vetëm faza ku ndahet i njomi me të thatin, faza ku ata që nuk justifikojnë pasurinë e tyre dalin nga sistemi dhe ata të pastrit siç janë të gjithë anëtarët e SPAK, hyjnë në sistem.

Brenda 48 orësh duhet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimet e pasurisë së tyre. Pastaj, formularët do të shkojnë tek SPAK-u dhe pastaj në Gjykatë. Ata duhet të dëshmpojnë se sa shumë e kanë punuar tokën dhe sa shumë portokalle kanë mbledhur, se sa shumë janë lodhur dhe stërmunduar në fasoneri, se sa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda dhe jashtë vendit nëse duan të mbajnë pasurinë. Përndryshe, gjithçka që ata kanë sot do të jenë pronë e shtetit dhe në radhë të parë e Policisë së Shtetit.

Gjithçka! Kjo nuk do të vazhdojë në ato proceset fantastike gjyqësore që na kanë bërë gazin e botës ku në fund fare persona me burgim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet. Kjo ka afate. 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK-u, pastaj deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona juaj! Me pasuritë e tyre do të rrisim rrogat tuaja. Do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, do të rrisim mbështetjen për fëmijët e policëve të vrarë, do mbështesim Akademinë e Sigurisë,

Paketa Anti-KÇK parashikon bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit. Parashikon bllokimin e lëvizjes jashtë njësisë administrative. Jo të nisen me autokolona me makina luksoze dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në planin e Himarës në mes të sezonit. Paketa parashikon mos pjesëmarrjen me ligj të tyre dhe familjarëve të tyre në tendera.

E fundit, për prokurorët dhe gjykatësit që godasin shtetin jo me plumba por më keq se plumbi me çekiçin e drejtësisë. Jo përballë por mbas shpine.

Paketa kërkon brenda tre ditësh pezullimin e tyre nga detyra dhe nisjen e hetimit. Ata janë bashkë edhe tani që po na shohin dhe unë ju siguroj që ne jemi bashkë për t’i bërë ata bashkë atje ku e kanë vendin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular