BallinaAktualitetLidhja e fshehtë/"Kur mësova që isha shtatzënë, i dashuri më braktisi"

Lidhja e fshehtë/”Kur mësova që isha shtatzënë, i dashuri më braktisi”

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme një historinë e dhimbshme të zonjës Fatbardha. Ajo kur ka qenë vetëm 19 vjeç ka njohur një djalë, por për shkak të kohës dhe rrethanave të atyre viteve, lidhja e tyre vazhdoi në fshehtësi, derisa ajo kuptoi se ishte shtatzënë.

Djali që ajo dashuronte e braktisi, ndërsa në familje dhe jashtë saj ndihej e paragjykuar.

Ardit Gjebrea: Ti kthejmë kujtimet dhe të çlirohemi njëherë e përgjithmonë!

Fatbardha: U njoha me një djalë!

Ardit Gjebrea: Ku?

Fatbardha: Në Vlorë, ku punonim. Ai ishte shofer, unë punoja. U njohëm atje, takoheshim fshehur, se ishte shumë e vështirë koha atëherë, e dini dhe vetë. U dashuruam, por ishin kohë shumë të vështira.

Ardit Gjebrea: Mentaliteti i asaj kohe!

Fatbardha: Po ishte sistemi, vëllezërit e mi ishin fanatikë, prindërit  i kisha… Si prindërit e mi nuk kishte, ishin shumë të dashur. Po nuk ia vë fajin as prindërve, as vëllezërve, po ia lë fajin kohës që ishte atëhere.

Ardit Gjebrea: Sa vjeçe ishe?

Fatbardha: Kur u njoha me atë djalin?

Ardit Gjebrea: Po!

Fatbardha: 19! Vazhduan takoheshim në fshehtësi, kishim lidhje gati një vit dhe pastaj e kuptova që ndodhi ajo që ndodhi.

Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

Fatbardha: Ngela shtatzënë! Bisedova me prindërit.

Ardit Gjebrea: Nuk donin?

Fatbardha: Jo se nuk donin, por ishte koha atëhere!

Ardit Gjebrea: Qartë! Ti Fatbardha kur takoheshe me këtë djalin kishe folur me prindërit e tu për të?

Fatbardha: Jo e kisha shumë të fshehur. Takoheshim në fshehtësi të madhe.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk guxoje t’u thoje prindërve që unë kam rënë në dashuri dhe dua një djalë?

Fatbardha: E kishim të fshehur muhabetin, nuk mund të thoja!

Ardit Gjebrea: Nga se druheshe?

Fatbardha: Druhesha nga vëllezërit, nga…

Ardit Gjebrea: Kur mbete shtatzënë ia the familjes?

Fatbardha: Ia thashë prindërve.

Ardit Gjebrea: Dhe ata?

Fatbardha: Pastaj e morën vesh vëllezërit, nuk donin. Pse motra jonë…?

Ardit Gjebrea: Çfarë të thanë prindërit?

Fatbardha: Prindërit nuk e donin më veten, na turpërove. Kishin shumë të drejtë të acaroheshin.

Ardit Gjebrea: A nuk të kërkuan martohu me këtë djalë?

Fatbardha: Ai djali e mori vesh që isha shtatzënë.

Ardit Gjebrea: Ai çfarë tha?

Fatbardha:  Ai u takua 2-3 herë me mua pastaj u shkëput, nuk kishim lidhje.

Ardit Gjebrea: Pati frikë?

Fatbardha: Pati frikë, as vetë se kuptova.

Ardit Gjebrea: Nuk donte të merrte përgjegjësi?

Fatbardha: S’mori përgjegjësi për asgjë. /tvklan.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular