BallinaAktualitetVideo/Një kuzhinier kinez hyri të shtunën në Rinas, mund të jetë bartës...

Video/Një kuzhinier kinez hyri të shtunën në Rinas, mund të jetë bartës i Koronavirusit

Disa tregtarë kinezë në Tiranë denoncojnë ardhjen e një bashkëkombasi të tyre ditën e shtunë nga aeroporti i Rinasit. Ata shprehen për ABC News se personi në fjalë punon si kuzhinier në një restorant kinez në kryeqytet dhe kanë frikë se mund të jetë bartës i Koronavirusit.

Denoncuesit këmbëngulin se kuzhinieri kinez nuk është kontrolluar imtësisht dhe nuk është vendosur në karantinë.

Shuo Chen shprehet se “minoriteti kinez që jeton në Tiranë ka shqetësimin e vet sepse ky person që ka ardhur një ditë më parë është edhe kuzhinier, punon në restorant, ndaj rreziku është më i madh. Sipas njoftimit të ambasadës, personat që vijnë nga Kina duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë”.

Shtetasit kinezë thonë se kuzhinieri me inicialet L. F. nuk i është nënshtruar një kontrolli shëndetësor të imtësishëm në aeroport dhe ai mund të mbart virusin vdekjeprurës.

ABC News kontaktoi restorantin kinez ku punon kushinieri L.F. Në një bisedë telefonike ata thanë se punonjësi i tyre është i kontrolluar dhe i sigurt.

Pas shfaqjes së Koronavirusit, jeta e qyetarëve kinezë në vendin tonë, ka ndryshuar.

Tregtarët janë në kontakt të vazhdueshëm më familjarët e tyre, për tu siguruar që virusi nuk u është afruar.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular