Nga Nadia Sokolaj
Ndjehem ne minoritet paksa pasi nuk pashe femra tropojane qe ta kene komentuar thenien e pavend te Ermal Mamaqit ne emisionin e nje Tv, para gazetares Sonila Meco. Une personalisht nuk jam ndjere mire dhe jo vetem per “gojedhenen” qe kishte degjuar ne nje nga ato “zgeqet” sic i quan ai, nga njerez qe pine raki dhe hane qofte, me kanatieren gjithe zhul dhe krahun e mbajne te perthyer dhe te futur tek pjesa e pantallonave. Duhet te kesh guxim te nxjerresh fjale te tilla nga goja, ne fakt tani qe po e mendoj, duhet te jete ose guxim ose budallallek, po me shume kjo e dyta.
Une gjate udhetimit tim dy ditor per pune ne Tirane,shkova dhe e pashe filmin duke u nisur se gjithsesi nje film komedi ka te qeshura,qofte edhe thumbuese dhe deri ketu ska asgje te keqe vecse per cudi filmi nuk promovon aspak vlera per Tropojen dhe tropojanet por i paraqet si njerez te vrazhde, te pakulture, injorante, te pagdhendur qe nuk e dine c’eshte jeta, sdine te dashurojne dhe mbi te gjitha pjesa e kryeministrit qe vecse me Tropojen ska lidhje fare.
Megjithate duhet ta dini se Ermal Mamaqi eshte ne nje periudhe eksperimentimi, pasi nga skece humoristike ne portokalli, tek kenga, pastaj tek drejtues emision ne televizion e ne fund si aktor e producent filmash.Pse jo?! Ndonje dite do ta shohim edhe si playboy? Ddo fitonte goxha para,se krejt cfare i intereson eshte paraja.
Une mendoj se eshte tendencioze thenia e tij dhe gjithashtu e rruges do te ishte te kerkonte falje publike, perndryshe per disa dite xhirimi ne Tropojë nuk mendoj se i ka njohur Tropojen dhe Tropojanet, mikpritjen e tyre,bujarine, trimerine,burrerine,dhe nderin e tyre!Une si vajze tropojane,e lindur dhe e rritur ne Tropojë pavaresisht se jetoj jashte e denoj ashper dhe nuk lejoj qe te abuzohet me “gojedhena” kafenesh te kujdo qofte, ose ndofta ishte ideja e kryeministrit meqenese edhe “gjall a vdeke” ja kishte sugjeruar ai. Tropojan lind,nuk behesh!!