Të shtëna me armë janë dëgjuar pak më parë në Elbasan. Burime bëjnë me dije për abcnews.al se dyshohet për të plagosur.
Gazetari Aldo Kozarja bën me dije se të shtënat janë dëgjuar në aksin Librazhd-Elbasan, në afërsi të Krastës.
Mësohet se kanë mbetur tre të plagosur. Dy prej të plagosurve janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit. Njëri prej të plagosurve është punonjës policie.
Ngjarja në zhvillim…