BallinaAktualitetVjen i ftohti polar në Shqipëri, nga sonte vishuni më trashë

Vjen i ftohti polar në Shqipëri, nga sonte vishuni më trashë

spot_img
spot_img

Shqipëria do të përfshihet nga masa ajrore polare duke filluar nga mbrëmja e sotme dhe në ditët në vijim. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se për shkak të depërtimit të masave ajrore polare, nga orët e vona të mbrëmjes (23:00) të ditës së Martë deri në orët e para të mëngjesit (06:00) të ditës së Mërkurë në zonat malore në lartësitë mbi 300 metër do të ketë reshje të dendura dëbore.

Sipas SHMU, reshjet e dëborës zbresin gjithashtu deri në lartësitë kodrinore 500-600metër ndërsa nga ana tjetër ultësira perënimore dhe vija bregdetare do të kenë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Nderkohe qe gjatë ditës së Mërkurë vendet e ulta dhe ato bregdetare do të kenë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa zonat malore reshje dëbore.

Me tej, dita e Enjte dhe ajo e Premte do të kenë mot të kthjellët por gjithashtu të acartë shoqëruar me ngrica dhe akullëzim si dhe me temperatura të ulta dhe negative në orët e mëngjesit në të gjithë territorin.

“Përgjatë ditës së Martë, Mërkurë dhe të Enjte problematike do të jetë era fillimisht me drejtim nga kuadrati i jugut dhe më pas nga ai i veriut. Era do të jetë me shpejtësi mesatare 5-13m/s por hera herës ajo arrinë shpejtësinë deri në 25-30m/s. Era më tepër e theksuar përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore të vendit”- raporton SHMU.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular