BallinaAktualitet“E duam jetën, e duam veten”, PD marshim për ndërgjegjësimin në luftën...

“E duam jetën, e duam veten”, PD marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit

PD organizon sot një marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit. Në Ditën Botërore Kundër Tumoreve, PD i bashkohet nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Marshimi nis në orën 10.00 tek Piramida dhe përfundon tek Ministria e Shëndetësisë, tek Rruga e Kavajës.

Me sloganin “E duam jetën, e duam veten”, përmes këtij marshimi, PD ka si qëllim të ngrejë zërin për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish, duke i vetëdijësuar dhe edukuar ata që të bëjnë kontrollet e duhura, si dhe duke i kërkuar qeverisë të bëjë investimet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Pas sëmundjeve karduivaskukare, kanceri është sëmundja e dytë që shkakton më shumë vdekje në Shqipëri. Janë mbi 7 mijë raste të reja në vit me një ritëm dramatik rritjeje prej 12% në vit, ndërsa 50% e pacienteve u drejtohen spitaleve ne stade te avancuara të sëmundjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular