Operacioni “Forca e Ligjit” zbarkoi ditën e sotme në Shkodër ku ka vënë në sekuestro disa pasuri të personave të ndryshme, nga shtëpitë një, dy dhe tre katëshe e tek makinat luksoze.
Pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:
– A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër,
– M. D., me banim në Nicaj, Shkodër
– A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër
– G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër
-A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër
– M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër
Njoftimi i plotë:
Një vazhdim të aksionit të nisur ditën e djeshme nga Operacioni Forca e Ligjit, lidhur me ngjarjen e datës 17.01.2020, sot, më datë 04.02.2020, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme:
- Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.
- Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;
- Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;
- Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.
- Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;
- 3 automjete
- 1 motor.
- Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë;
- Një automjet;
- Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.
- Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:
- Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;
- Një automjet;
Operacioni vijon.