BallinaKryesoreAnti-KÇK, Daci: Do shfuqizohet nga Kushtetuesja, pronat do kthehen, do t'u paguajmë...

Anti-KÇK, Daci: Do shfuqizohet nga Kushtetuesja, pronat do kthehen, do t’u paguajmë dhe dëmshpërblim

I pozicionuar haptazi kundër ligjit anti-KÇK që në propozimin fillestar të draftit, juristi Jordan Daci thotë se krimi do të luftohet vetëm atëherë kur ti hiqet mbrojtja politike.

Daci: Projekti që u nxor para Vitit të Ri ka ndryshuar 95%. Fatkeqësisht shumica e profesionistëve po shndërrohen në kamikazë partiakë që janë të gatshëm të pranojnë edhe të papranueshmen për ti bërë qejfin partisë apo për të bërë detyrën ndaj partisë. Por jam i sigurt se përgjigjen për këtë do ta marrë nga populli, që edhe pse i varfër dhe dhunuar, është popull i zgjuar. Të gjithë jemi për luftën kundër krimit. Kjo fillon që nga bahçja përqark. Ka vite që krimi është bërë pjesë e institucioneve, pushtetit dhe buxhetit shtetëror. Kjo e ka bërë krimin sa të fuqishëm aq dhe të paprekshëm.Që të shpëtojmë nga krimi duhet ti heqim mbrojtjen politike. Ky është test për partitë.

Por a do të përfundojnë në një fluskë sapuni të gjithë sekuestrimet e bujshme të OFL?

Daci i ftuar në Rtv Ora thotë se akti normativ do të shfuqizohet, thjesht mazhoranca po shfrytëzon mungesën e gjykatës Kushtetuese.

Daci: Është e sigurt. Ky akt herët apo vonë do të shfuqizohet. Mazhoranca shfrytëzon mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Këto subjektet e prekura do ta çojnë në Kushtetuese. Duke qenë se po bëjmë sekuestrime policezke, jo sipas ligjit të procedurës penale, bazuar në një akt që nuk do ta ketë jetën e gjatë. Jo vetëm që këto prona do ti marrin mbrapsht por këta individët do të na kthehen dhe do të na kërkojnë dhe dëmshpërblim nga shteti vetëm që një mazhorance ju tek të bëjë show politik. Duhet ta linte SPAK të bënte punën e vet, është tentativë për ti marrë SPAK kontrollin e procesit. Por procesi prapë te SPAK do të shkojë. Por problematike është se ka një seri veprimesh të paligjshme në fazën e parë dhe gjykata edhe pse mund të jemi në rastin ku një pronë duhet të sekuestrohet do t’ja kthejë për shkak të shkeljeve. Në drejtësi nëse veprimi i parë është i paligjshëm, të gjithë veprimet e tjera bëhen të paligjshme.

Ai shprehet i bindur se “nëse çështja e këtyre do të përfundojë në Gjykatë Kushtetuese është e sigurt që do të zgjidhet në favor të tyre, në Strasburg po e po. Nuk ka nevojë as të lexojnë. Ka mospërputhje kushtetuese të dukshme”.

Gjurmimi i pasurive kriminale vështirësohet edhe për shkak të transferimit të pronave nga eksponentë të botës së krimit te familjarët e tyre.

Daci: Ka shumë eksponentë dhe me pushtet që kanë prona pa fund në emër të të tjerëve. Të gjithë njerëzit nuk prisnin që qeveria të godiste krimin e organizuar që e ka SPAK, por njerëzit që nuk u figuron emri askundi, pa punuar kurrë kanë miliona pasuri.

I pyetur nëse do të duhej një aminsti financiare, ai ka këtë përgjigje:

Daci: Amnistinë qeveria njerëzve të vetë dhe gjithë oligarkëve ua ka bërë. U fali dividentët në mënyrën më skandaloze, i dha fuqi prapavepruese ligjit tatimor që nuk ndodh në asnjë vend të botës. U fali me qindra milionë dollarë. Ka bërë dhe plot gjëra të tjera. Nëse do të ishte një amnisti e përgjithshme do të ligjëronte gjithë makutërinë dhe vjedhjen me ligj që bëhet në kurriz tonin. Duhet të bëjmë falje pasi të nxirren përgjegjësitë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular