BallinaOP EDAnti KÇK starton me sekuestro kioskash. . .

Anti KÇK starton me sekuestro kioskash. . .

Nga Shemsi Prençi

Me shumë bujë e zhurmë u prezantua me dt. 03 shkurt struktura policore OFL dhe slogani Anti KÇK i kthyer në akt normativ me fuqi ligjore që do “shkatërrojë” krimin e organizuar në Shqipëri.
Si ish punonjës dhe drejtues policie, por dhe si qytetar e prind, do të duhej të isha optimist dhe plotë shpresë për propoganden e qeverisë se: më në fund e kanë ndarë mendjen për të “luftuar” krimet e rënda dhe krimin e organizuar dhe për të dërguar prapa hekurave grupe të strukturuara kriminale.
Por kronikat televizive të dt. 04 shkurt 2020, që na shfaqen zbarkimin e OFL-s në Shkoder, duke sekustruar 2 banesa një katshe dhe disa qindra m2 tokë bujqësore dhe një kioskë në Durrës, nuk më lanë të ushqej sadopak optimizëm e shpresë për rezultatet e Anti KÇK-s!
Të gjithë shqiptarët e dinë mirë se kush janë vatrat e krimit organizuar dhe kush janë kokat e majme dhe pronar të pasurive të patundëshme (toka dhe resorte në bregdet).
Startimi me bujë i Anti KÇK, ndoshta do të duhej të niste në qytetin bregdetar, qytetarët e të cilit kanë dërguar në parlament, ideatorin dhe artikuluesin e parë të slloganit elektoral “ Anti KÇK “të kthyer me urgjencë në Akt Normativ me fuqinë e ligjit edhe pse ( në kundërshtim me Kushtetuten dhe Vendimin nr. 24 datë 10.11. 2006 të Gjykates Kushtetuese).
Edhe këtë radhë nuk ndodhi, pasi gjithmonë në Shqiperi goditen të “vegjlit” dhe asnjëherë “peshqit e mëdhenj” të artikuluar nga qeveria, kryeprokurorët dhe kryediplomatët të cilët na kanë premtuar reformë në drejtësi dhe goditje serioze të krimit organizuar.
Vlonjatët , nuk gjejnë qetësi e po kështu të gjithë pronarët e tokave në bregdet nga Ada-Franc Jozef ne derdhje të lumit Buna e deri në Butrint, pasi grupet kriminale i kanë zhveshur nga prona nëpërmjet zyrtarëve të ALUIZM-it, Hipotekave , pusht..etarve vendor dhe gjykatësve të korruptuar.
E përseri vazhdojnë të gjithë pronarët dhe të gjithë Shqiptarët të “ngrohen” me “reklamat” dhe propoganden qeveritare se këtë radhë do e kenë seriozisht me Anti KÇK-n dhe OFL, nën udhëheqjen e ish Sigurimsave kandidat për drejtues të BKH.
Edhe mundet. . .
Por deri atëherë, ata që prej më shumë se 27 vitesh , janë plakur duke trokitur ne zyrat e shtetit dhe gjykatat për pronat e trashëguara nga stergjysherit e gjysherit, ndoshta nuk do jenë më, por pasardhësve do ju trashëgojnë kalvarin e vuajtjeve për pronën që të parët ju lanë trashëgimi.
Ndaj dhe na duhet tëushqejmë shpresë edhe tek ata që na kanë vrarë në dekada shpresën.
Çudi Shqiptare dhe Anti KÇK, vetëm Shqiptare….!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular