BallinaAktualitet“KÇK dhe OFL do shërbejë për të amnistuar të fortët”, paralajmërimi i...

“KÇK dhe OFL do shërbejë për të amnistuar të fortët”, paralajmërimi i ish ministrit: Një kurth taktik dhe elektoral, opozita duhet…

spot_img
spot_img

“Gjetje politike për qëllime elektorale” i quan ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani operacionin ‘Forca e Ligjit’ dhe paketën ligjore të ashtuquajtur “anti KÇK” miratuar nga qeveria kundër krimit të organizuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se “ligji i KÇK dhe OFL, për aq sa do zbatohet, sigurisht me selektim politik, do shërbejë për të amnistuar të fortët që dalin të pastër nga ky proçes, ose që nuk u shkon letra.

Pra efekti është i dyfishtë.


Pa dyshim, këtu skemi të bëjmë as me shtet, as me ligj, as me drejtësi e as me luftë kundër krimit. Është thjesht fushatë elektotale”
.

POSTIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT:

OFL policia

Përtej shakave që bëhen në rrjetet sociale, përtej arsyetimeve ligjore mbi pakushtetutshmërinë e vendimeve të qeverisë e të parlamentit, KÇK dhe OFL janë gjetje politike për qëllime elektorale.

Kam kohë që konstatoj dhe them se Edi Rama ka hyrë në fushatë elektorale për mandatin e tij të tretë. Duket si film i parë e stërparë. Veç se përshtaten gjetjet sipas kohës dhe rrethave aktuale.

Sot pjesa e kriminalizimit të pushtetit është njolla e zezë e dukshme e qeverisë. Me KÇK e OFL synohet të pastrohet kjo njollë. Pra qeveria po përpiqet të thotë se të fortët që dolën nga burgjet dhe që bënë vota, nuk janë të saj. Kulmi!

Do e hajë dot njeri apo jo, mbetet për t’u parë. Por nëse fusha politike është pa kundërshtarë, qeveria nuk del pa gjë nga kjo përpjekje… 😔

Nga ana tjetër, ligji i KÇK dhe OFL, për aq sa do zbatohet, sigurisht me selektim politik, do shërbejë për të amnistuar të fortët që dalin të pastër nga ky proçes, ose që nuk u shkon letra…

Pra efekti është i dyfishtë.

Pa dyshim, këtu skemi të bëjmë as me shtet, as me ligj, as me drejtësi e as me luftë kundër krimit. Është thjesht fushatë elektotale.

Në këtë fushatë elektorale nuk flitet për ekonominë, punësimin dhe emigracionin masiv. Përkundrazi, flitet për krimin tamam si kronikat rozë që fryhen për të shmangur vemendjen publike nga dështimet e qeverisë.

Shumë komode për një qeveri që nuk jep llogari për punët që ska bërë, me thënë të drejtën!!!

Kështu e shoh këtë sjellje haptazi jo Kushtetuese, por edhe politikisht të papërgjegjshme të qeverisë!

Nuk e di si e sheh opozita zyrtare, por ky kurth taktik dhe elektoral, meriton vemendje dhe kundërpërgjigje elektorale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular