BallinaKryesoreKryemadhi me diplomatin amerikan: Të bëjmë Shqipërinë një vend më të sigurt

Kryemadhi me diplomatin amerikan: Të bëjmë Shqipërinë një vend më të sigurt

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë vizitës që po zhvillon në SHBA është takuar sot me diplomatin e Departamentit të Shtetit, Ambasadorin Special në Luftën Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, John Richmond.

Kryemadhi shprehet se me diplomatin John Richmond ka diskutuar për luftën kundër trafikut dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve.

Postimi i plotë:

E falenderova ambasadorin John Richmond mbi udhëheqjen që SHBA ka marrë në luftën globale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Vizioni i Presidenti Donald Trump, së bashku me mesazhet e Mike Pence dhe Ivanka Trump në Samitin e Shtëpisë së Bardhë për Luftën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore janë një thirrje për të gjithë botën për të garantuar jetën dhe liritë e njeriut.
E bindur mbi partneritetin SHBA-Shqipëri, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për gratë dhe fëmijët tanë, duke siguruar mbështetje për viktimat dhe për të kapur çdo trafikant.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular