BallinaPolitikeQeveria e re në Kosovë/ PDIU: Urojmë që Kurti dhe Osmani të...

Qeveria e re në Kosovë/ PDIU: Urojmë që Kurti dhe Osmani të jenë shembuj të patriotizmit modern për kombin

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua qeveria e re, proces i cili kërkoi punë dhe tolerancë nga palët politike në Kosovë.

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet formimin e qeverisë dhe vlerëson daljen e aktorëve politikë nga rrethi i ngushtë i interesave personale për të vendosur për qeverisjen e popullit.

Në një deklaratë për mediat, PDIU i uron suksese kryeministrit të zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Reagimi i plotë:

Sot në Kuvendin e Kosovës u miratua qeveria e re e saj, një hap I vështirë e që kërkoi punë, durim e tolerancë nga aktorët politikë vendimarrës. Është një moment politik I shumëpritur nga qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe nga gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë të cilët e konsiderojnë këtë si një risi në politikën moderne shqiptare. PDIU pershendet formimin e Qeverisë së Kosoves me kryeministër Albin Kurtin, një qeveri e dale nga vullneti I qytetareve te Kosoves me 6 tetor si nevoje per nje qeverisje ne forcim te institucioneve te Kosoves e shtetit ligjor , luftes kunder krimit e korrupsionit.

Duke dale mbi interesat e ngushta partiake e duke vendosur më së pari interesat e vendit, klasa politike e Kosovës sot u kthye në një shembull të mirë për politikën në hapësirën mbarëshqiptare. Ne I urojmë mbarësi në punën e saj për të sjellë një fytyrë të re e pozitive në drejtimin e vendit, e të mund të sjellë mbarësi e progress për qytetarët e saj duke çrrënjosur korrupsionin e duke forcuar demokracinë e ligjin në vend.

Urojmë gjithashtu që kjo qeveri të punojë pa rreshtur për të afruar politikat shtetërore ekonomike, sociale e kulturore mes dy shteteve shqiptare e të arrihet ai bashkim shpirtëror, ekonomik e social që aspirohet nga shqiptarët kudo ku janë e ti japim jetë së bashku Schengenit KUQ e Zi . I urojme suksese kryeministrit Albin Kurti në punën e tij dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, e lutemi të kthehen në simbole të një politike të re e të përkushtuar ndaj qytetarit dhe shembuj të patriotizmit modern për kombin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular