BallinaAktualitetSkandali në QS, Basha sqaron ngjarjen: Çfarë pashë në godinë dhe nje...

Skandali në QS, Basha sqaron ngjarjen: Çfarë pashë në godinë dhe nje mesazh per Veliajn

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sqaroi në një lidhje telefonike për “News24” incidentin skandaloz të ndodhur një ditë më parë në Qytet Studenti, ku ai nuk u lejua të takohej me studentët, ndërsa u denoncua nga Bashkia e Tiranës se kishte dhunuar punonjësen dhe ishte futur pa leje në godinë.

Në lidhje me këtë ngjarje, Basha tha se ishte ftuar nga vetë studentët për një takim në godinë dhe për të parë e dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre, por sipas tij, një punonjëse e urdhëruar dhe terrorizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, tentoi ta ndalojë që të futej brenda godinës.

Intervista:
Cili është komenti juaj për incidentin në Qytetin Studenti?
Basha:
 Unë mendoj se shqiptarët e kuptojnë që kjo nuk është një ngjarje e veçuar apo një incident. Ky është tregues i zgjedhjes, i vendimeve, me të cilët përballen shqiptarët çdo ditë dhe vendimeve të mëdha që duhet të marrin. Unë kam muaj që udhëtoj në vend, dëgjoj shqiptarë të zakonshëm, dëgjoj problemet e hallet e tyre, diku me kamera e diku pa kamera. Dëgjoj zhgënjimet e tyre, shpresat e tyre, sepse në fund të fundit e konsideroj këtë si një detyrë kryesore të një politikani, të një njeriu që merr përsipër misionin t’i shërbejë popullit. Në radhë të parë duhet ti dëgjosh. Ka nga ata që pajtohem me mua, ka nga ata që nuk pajtohen me mua. Kam dëgjuar kritika edhe për opozitën dhe për Partinë Demokratike. I kam dëgjuar dhe shpesh herë kam mësuar prej tyre. Kjo është pjesë shumë e rëndësishme mendoj e një përqasje realiste ndaj probleme të thella të vendit, sepse vendi është në një krizë shumë të thellë, dhe fillon duke i dëgjuar njerëzit. Po si dëgjove nuk mund ti kuptosh, nuk mund të luftosh të zgjidhesh problemet dhe nevojat e tyre. Kjo ishte arsyeja se pse isha në konvikt.

Sipas rregullores duhet të kishit marrë leje?
Basha:
 Sipas rregullores?! Sipas rregullores që unë nuk e di. Mund të ju them se aty vetëm rregullore nuk ka, sepse sipas rregullores shumë gjëra që nuk duhet të ndodhnin, ndodhin aty dhe ndodhin sepse pas tyre fshihen përfitues të lidhur drejtpërdrejtë të lidhur me bashkinë dhe qeverinë. Mos të flasim për probleme më të rënda, siç i parashtroi edhe studenti që kishit intervistuar, që aty ka edhe veprimtari të paligjshme për të cilat janë në dijeni edhe autoritetet por që tolerohen, për arsyen e thjeshtë sepse kudo ku ka zarar, mbrapa ka një qeveritar. Pra nuk është kjo çështja. Çështja është që unë isha ftuar nga disa studentë, për të dëgjuar përvojat e tyre, shqetësimet e tyre. Dhe në fakt nuk kishte mundësi më të mirë se sa të shkoja e ta shikoja me sytë e mi realitetin. U futa në njërën prej dhomave për të parë dhe për të diskutuar me ta se çfarë shqetësimesh kishin, që nga ato më praktiket që kanë të bëjnë me përditshmërinë.

Dje filloi dhe i ftohti i cili ishte i papërballueshëm, veçanërisht në atë godinë, por jam i bindur edhe në godinat e tjera të Qytetit Studenti. Por edhe sa i përket përvojave të tyre, shpresave. Çfarë mund të ketë më të rëndësishme se sa të dëgjosh zërin e të rinjëve, zërin e studentëve, zërin e atyre që shpresojmë të jetë e ardhmja, nesër. Dhe kjo është rruga që kam zgjedhur unë, rruga që ti dëgjoj shqiptarët dhe t’iu bëj një përfaqësim sa më dinjitoz halleve dhe problemeve me të cilat ballafaqohen. Kur mbërritëm u takuam me një punonjëse të konviktit që ishte qartësisht e udhëzuar të na ndalonte të takoheshim dhe ishte e qartë që udhëzimi erdhi nga lart. Dhe kjo është rruga tjetër. Kjo është rruga e pushtetarëve që e shohin Shqipërinë si çifligun e tyre dhe shqiptarët si skllevërit e tyre. Është rruga e frikësimit, është rruga e kërcënimit. Është rruga me të cilën janë përballur shqiptarët tash 7 vite. Kujdes mos bëj këtë se të hoqa nga puna. Nuk je në punë, do të heq babain, nënën, do të heq kushëririn.

Kjo ka marrë përmasa paradoksale, pavarësisht se problemet janë shumë të mëdha dhe unë skam folur për këtë. Edhe aty ku kam shkuar gjatë periudhës së tërmetit, ku me mundësitë tona të pakta mund të sillnim ndonjë ndihmë a diçka tjetër, të nesërmen ia behnin administratorët apo përfaqësuesit e pushtetit dhe i diskriminonin familjet. Ju thonin: pse ke pranuar Lulzim Bashën? Pse ke pranuar kryetarin e opozitës edhe kur unë isha aty për të qarë hallet e tyre, apo akoma më mirë për ti ndihmuar sadopak. Në vend të shqiptarit me shqiptarin, vëllait me vllain, të gëzoheshin që edhe kryetari i opozitës, edhe opozita, me aq sa ka mundësi po ndihmon, shkonin dhe i bënin presion. E kemi me raste konkrete, të dokumentuar. Këtu ka degjeneruar qeverisja e dalë nga këto interesa. I trajtojnë shqiptarët në fatkeqësi dhe në normalitet, i trajtojnë si skllevër dhe Shqipërinë si çifligun e tyre. Pra kjo është zgjidhja me të cilën duhet të përballemi: Do të kemi njerëz që drejtojnë vendin që ju dëgjojnë, kuptojnë hallet e tyre.

Bashkia ju akuzon për dhunë…
Basha: Po lëri ato, janë mashtrime të një mashtruesi patologjik. E patë vetë videon. Rruga që ka zgjedhur mashtruesi, ka mbaruar. Është show mediatik. Autori i këtyre mashtrimeve është pseudo-kryebashkiaku i Tiranës dhe Edi Rama. Ne do vijojmë të dëgjojmë njerëzit, të prekim hallet e tyre dhe të mundohemi t’iu japim zgjidhje. Nëse vazhdojmë kështu si jemi deri sot, kriza do rëndohet keq e më keq. Nuk ka asnjë shpresë, që gjërat të bëhen mirë krejt papritur. Unë po përpiqem të sjell një model të ri, të të dëgjuarit të njerëzve.

Detyra jonë e parë është të jemi me njerëzit. I them çdo shqiptari, që pajtohet apo jo me mua, unë do bëj gjithçka që t’i dëgjoj. Ndërsa, këtyre që bëjnë skena të tilla, jo asaj zonjës së shkretë në fjalë, që ishte terrorizuar, iu them t’i vënë gishtin kokës dhe çdo punonjësi të ligjit, nga policët te nëpunësit, të çlirohen nga frika, se çdo intimidim apo kërcënim për t’i përdorur, do të ketë përgjigje më të merituar me ardhjen e PD në pushtet. Terrorizuesit e punonjësve do të mbajnë përgjegjësi, asgjë nuk do të harrohet dhe as do të falet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular