Presidenti Meta është takuar sot në Washington me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z.Matthew Palmer.
Gjatë takimit që u zhvillua në ambasadën shqiptare në Ëashington në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.
NJOFTIMI
‘Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z.Mattheë Palmer.
Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe të perspektivës së përbashkët europiane.
Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj.Floreta Faber.’