BallinaAktualitetMeta takon të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Palmer, zbardhet...

Meta takon të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor Palmer, zbardhet biseda për Shqipërinë

Presidenti Meta është takuar sot në Washington me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z.Matthew Palmer.

Gjatë takimit që u zhvillua në ambasadën shqiptare në Ëashington në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.

NJOFTIMI

‘Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta  priti sot në një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetin, si dhe të dërguarin special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, z.Mattheë Palmer.

Në fokus të takimit ishte shtimi i përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, zbatimi i reformës në drejtësi dhe konsolidimi i shtetit ligjor, si e vetmja rrugë për të avancuar drejt integrimit të vendit në BE.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor  dhe të perspektivës së përbashkët europiane.

Në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj.Floreta Faber.’

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular