BallinaPolitikeMeta uron VOA për 77-vjetorin e nisjes së transmetimit në gjuhën shqipe

Meta uron VOA për 77-vjetorin e nisjes së transmetimit në gjuhën shqipe

Në kuadër të 77-vjetorit të nisjes së transmetimeve në gjuhën shqipe, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh urimi Shërbimit Shqip të “Zërit të Amerikës”.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson se VOA ka një kontribut të jashtëzakonshëm për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri foto galeri

foto galeri

MESAZHI I METËS

Një falenderim dhe një urim të veçantë për ekipin e Shërbimit Shqip të “Zërit të Amerikës” për përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, në kuadër të 77-vjetorit të nisjes së transmetimeve në gjuhën shqipe.
VOA ka një kontribut të jashtëzakonshëm për proceset demokratizuese dhe integruese të Shqipërisë, veçanërisht duke mbajtur gjallë shpresat për liri e demokraci në periudhën më të errët të izolimit komunist.
Me profesionalizmin e saj, VOA vijon të jetë media më e besueshme për shqiptarët edhe 30 vite pas rrëzimit të diktaturës.
Falënderime dhe mirënjohje të thellë “Zërit të Amerikës”, që vijon të mbetet edhe një urë e pazëvendësueshme e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. 🇦🇱🤝🇺🇸

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular