BallinaAktualitetFOTOT/Xhemal Gjunkshi denoncon: Dibra në mëshirë të fatit! 7 njësi bashkiake janë...

FOTOT/Xhemal Gjunkshi denoncon: Dibra në mëshirë të fatit! 7 njësi bashkiake janë pa energji

Ish-deputeti Xhemal Gjunkshi denoncon: Dibra në errësirë! Dibra në mëshirë të fatit!

Kanë kaluar mbi 24 Orë që në Dibër, në këto netë të acarta të dimrit ka pllakosur errësira.

Kushteve të vështira të motit, temperatuarave mjaft të ulta në (-)minus disa gradë ju shtohet edhe mungesa e energjisë elektrike.

Janë me dhjetra mijëra banorë të Zonave të thella malore si Lura, Çidhna, Arrasi, Bllice, Sllovë, Kala e Dodës etj, të cilat qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit.

Dibra po përjeton varfërinë dhe pakujdesinë ekstreme të kësaj qeverie.

Në emër të Partisë Demokratike, kërkoj ndërhyrjen dhe zgjidhjen e menjëherëshme të kësaj situate të paprecedentë.

Dibra nuk e meriton këtë ndëshkim!

përshëndetje gjeneral. nënstacioni fushë -alie është jashtë funksionit,pasi eshtë djeg transformatori. 7 njësi bashkiake janë pa energji. Fushë Alie, Lura, Zall-Dardhë, Rreç, Sllovë, Kala e Dodës, Arras.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular