Interi ka arritur një fitore spektakolare në derbin ndaj Milanit, duke u ngjitur në krye të renditjes së Seria A. Skuadra zikaltër triumfoi 4-2 ndaj kuqezinjve në një duel që do të ishte me dy fytyra: I pari i dominuar totalisht nga MIlani dhe i dyti i dominuar totalisht nga Interi.
Në minutën e 40-të, Ibrahimovic ul mjaft mirë një top për Rebic, i cili shfrytëzon daljen katastrofike të Padellit nga porta. Kuqezinjtë nuk u ndalën me kaq, teksa në fundin e pjesës së parë do të shënonin një tjetër gol. Ibrahimovic harrohet nga mbrojta zikaltër pas një goditje nga këndi, duke e pasur të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë.
Fillimi i fraksioni të dytë ishte i frikshëm për Interin, që arriti që të barazonte shifrat vetëm në harkun e 3 minutave. Në minutën e 51-të, Marcelo Brozovic shënoi një gol spektakolar me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës. Dy minuta më pas, Vecino përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes së Milanit për të vendosur baraspeshën.
Skuadra e Contes mori zemër nga dy golat, dhe arriti që të shënonte edhe të avantazhit. Në minutën e 69-të, De Vrij bën një goditje shumë të bukur duke arritur që të mposhtë portierin Donnarumma. Në fundin e kohës shtesë, Interi shënoi dhe golin e katërt me Lukakun.