BallinaAktualitetGrabitës të bankave greke, kush janë shqiptarët e arrestuar në operacionin e...

Grabitës të bankave greke, kush janë shqiptarët e arrestuar në operacionin e policisë, ndër më të rrezikshmit në vend. (Emrat)

Në mesditën e djeshme (e shtunë 8 shkurt 2020) në Akrocorinthos Corinth, policia e Atikës u përlesh me tre hajdutë me origjinë shqiptare, në një makinë. Në operacion morën pjesë edhe forca ajrore.

Dy nga tre hajdutët u plagosën në incident dhe të tre u arrestuan. Të arrestuarit ishin Eljon Deraj; Andrea Caushaj; Amarildo Caushaj. Ndërsa në kërkim janë shpallur Arsen Bajrami dhe Ernest Mustaj, raporton Top Channel.

 

Mediat greke bënë me dije se një çift u arrestuan sot, por ende nuk janë bërë të ditur emrat e tyre.

Njëri nga të plagosurit u përpoq të shpëtonte duke u hedhur mbi një shkëmb, ndërsa dy të tjerët u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë, pasi ishin plagosur në këmbë.

Prej ditësh policia kishte pikasur hajdutët dhe i ndiqte shqiptarët.

Hetimet

Nga hetimet rezulton se kjo ishte një bandë që kishte kryer një grabitje të madhe në një bankë në Kalamatë, gushtin e vitit të kaluar. Gjithashtu edhe në Parga kishin kryer një grabitje dhe në të dyja rastet kishin përdorur armët.

Brenda makinës së autorëve të krimit, policia gjeti një pushkë kallashnikov dhe aktualisht është duke u zhvilluar një operacion i gjerë për gjetjen e një tjetër personi dhe fshehjen e armëve të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular