BallinaAktualitetMalltezi sfidon SPAK-un: Vepron dot?! Ja KÇK-ja e mjedisit, 385 mln euro...

Malltezi sfidon SPAK-un: Vepron dot?! Ja KÇK-ja e mjedisit, 385 mln euro vjedhje!

“385 milionë euro vjedhje”. Këtë diçiturë i ka vënë fotografisë së mësipërme, Jamarbër Malltezi, fotografisë ku shfaqet kryeministri Edi Rama me disa zyrtarë, ndër të cilët dallohet ish-Ministri i Mjedisit Lefter Koka.

“KÇK e mjedisit, – i ka prezantuar Malltezi, anëtari i Kryesisë së PD, – personazhet në foto, pa ngurruar t’ua bëjë portretin “për arritjet” e tyre:  “U emëruan drejtorë pa bërë një leksion mbi mjedisin, – shkruan ai. –  Dy ranë në burg, një po e heton SPAK-u për Porto Romanon. Rama – Koka në radhë për inceneratorët.”

Kjo foto, sipas Malltezit, është baraz me 385 milionë euro vjedhje. “Lukunia që pa pasur asnjë leksion për menaxhimin e mjedisit u bë “dreqtore” për mjedisin.  Pasojat?! – ngre pyetjen ai dhe po vetë përgjigjet:

“ 370 milionë euro për tre djegës për Rama-Zoto; 15 milionë euro për të hequr plehrat, pa tender, me negociatë sy me sy nga Porto Romano që të paguhet edhe më shumë monopoli i landfillit të Sharrës, që e ka përlarë po Rama-Zoto. Ja tek janë KÇK-ja, – akuzon hapur Malltezi dhe me pyetjen “Vepron dot SPAK-u?!” e ka sfiduar fort në përfundim, organin më të lartë të drejtësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular