Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave është një dukuri normale sipas sinoptikanëve.
Edhe pse këtë fundjavë kemi pasur përmirësim të kushteve atmosferike vendi ynë sërish do të ketë ndryshim të temperaturave.
Sipas Meteoalb, këto temperatura do të na shoqërojnë deri në mesin e javës që vjen dhe më pas do të ketë ulje të temperaturave të shoqëruara dhe me reshjeve shiu.
“Reshjet në mesin e javës do të jenë të konsiderueshme. Në zonat malore do të jenë në formën e reshjeve të dëborës”.
Sipas sinoptikanit Hakil Osmani duke filluar nga mesi i javës temperaturat maksimale do të kapin vlerën e 12 Gradë Celsius, ndërsa ato minimale disa gradë nën zero duke shkuar -3 deri -4 Gradë Celsius.