BallinaKryesoreRritja e borxhit pa patur investime, Spahiu: Korrupsioni, pasi nuk ka asnjë...

Rritja e borxhit pa patur investime, Spahiu: Korrupsioni, pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër…

Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka reaguar me një shenim në rrjetet sociale pas rritjes së borxhit qeveritar.

Ai konstaton në shenimin e tij se kjo rritje ka ardhur duke mos patur asnjë rritje pagash apo pensionesh dhe pa asnjë lloj inevestimi dirket në infrastrukturë.

Ja postimi i plotë:

375.6 milion euro, borxhe jashtë bilancit, raporton Ministria e Financave (KLSH për të njëjtën periudhë raporton dyfishin).

Tani, kur:

Nuk ka rritje pagash e pensionesh prej 7 vitesh,
nuk ka investime direkte në infrastrukturë,
nuk ka subvencione për bujqësinë,
kërkon borxh mbi 700 milion euro per ujësjellësa,
ndërtimim e shkollave dhe spitaleve e ke dhënë me PPP,
ke nivelin më të lartë të taksave dhe tatimeve në rajon,

patjetër që je më i KORRUPTUARI pasi nuk ka asnjë shpjegim tjetër se ku shkojnë paratë e taksapaguesve.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular