Identifikohet autori i plagosjes mbrëmë në Durres. Mesohet se ai eshte shtetasi Astrit Thaçi 27 vjeç.
Ky person eshte ai qe plagosi mbreme ne zonën e Plazhit shtetasin Rexhep Tereziu, 42 vjeç, i cili perfundoi ne spital me plagë në këmbë.
Mesohet se 100 meter larg vendit te ngjarjes është gjetur makina e autorit, tip Ford dhe brenda saj janë gjetur doza lënde narkotike, cfare te ben te dyshosh se ai eshte perdorues.
Nderkohe qe mesohet se ai ka qenë i dënuar më parë si këtu dhe në Itali, madje dyshohet se ai është autori i grabitjes së pikës së kreditit në Durrës pak ditë më parë.
Policia mbreme beri me dije se “Më datë 10.02.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr.13 Plazh, një person ende i paidentifikuar ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit R. T. Në tentativë për të vjedhur, por që është diktuar nga të zotët e banesës, personi ka plagosur në këmbë të zotin e banesës, shtetasin R. T, 42 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Personi nuk ka mundur ta kryejë vjedhjen, por është larguar me shpejtësi”.