Herri Greg, i konsideruar si një prej heronjve të fatkeqësisë ajore të Mynihut, që përgjysmoni skuadrën e Mançester Junajtidit në vitin 1968, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.
Portieri Greg shpëtoi shumë persona atë ditë, mes të cilëve një fëmijë dhe shokët e skuadrës Bobi Çarlton dhe Xheki Blençflouer nga aksidenti ajror i avionit që transportonte ekipin më 6 shkurt të vitit 1958.
Greg ishte blerë nga Junajtid në dhjetor të vitit 1957 për 23.500 stërlina, shumë rekord për kohën për një portier, dhe u votua si portieri më i mirë i Botërorit të vitit 1958.
Mançester Junajtidi po kthehej në shtëpi pas ndeshjes së Kupës së Europës në Beograd. Pas një pushimi në Mynih, avioni u përplas në çastin e ngritjes për shkak të kushteve jo të mira meteorologjike. Tetë lojtarë humbën jetën, ndërsa trajneri Met Basbi mbeti i plagosur rëndë. Në total vdiqën 23 persona. Çarlton tashmë është lojtari i vetëm i mbetur ende në jetë nga ajo tragjedi.