BallinaBotaUrat e Stambollit dhe kulla në Ankara ndriçohen me ngjyrat e flamurit...

Urat e Stambollit dhe kulla në Ankara ndriçohen me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Kulla e Atakules në Ankara të Turqisë është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Kosovës  për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Një fakt i tillë është bërë me dije nga ambasada e Kosovës në Turqi.

“Me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit të #Ankara-së #Atakule, u ndriçua sot me ngjyrat e flamurit të #Kosovës. Faleminderit Atakule”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu, edhe ura Fatih Sulltan Mehmet dhe ura e re Yavuz Sulltan Selim, janë ndriçuar sot në mbrëmje me ngjyrat e flamurit të Kosovës.

Turqia ishte ndër vendet e para të cilat kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular