BallinaKronikeIna Zhupa: Mashtruesi serial Veliaj gënjeu publikisht kur deklaroi se gjysma e...

Ina Zhupa: Mashtruesi serial Veliaj gënjeu publikisht kur deklaroi se gjysma e lejeve të ndërtimit janë punë publike!

Nga Ina Zhupa

Mashtruesi serial Veliaj gënjeu publikisht kur deklaroi dje në emision me Sokol Ballën se gjysma e lejeve të ndërtimit janë punë publike!

Veliaj që premtoi publikisht që nuk do jepte leje ndërtimi, ka dhënë mbi 780 në 4 vite. E vërteta është që 80% e lejeve të ndërtimit të Veliajt janë për ndërtesa mbi 13 kate që nuk kanë lidhje me punët publike! Ku vetëm në zonat pranë qendrës së Tiranës janë miratuar mbi 18 kulla me lartësi deri në 100 metra dhe volum sip. rreth 750.000 m2 ndërtim .

Po ashtu bumi i lejeve të ndërtimit është në vitet 2018 dhe 2019, ndërsa lejet e punëve publike të mëdha të Tiranës nuk janë dhënë në këto vite!

Punët publike që përmendi Veliaj skanë lidhje me vitet e bumit e lejeve. Konkretisht për Bulevardin e Ri, leja e ndërtimit është dhënë nga Bashkia e Tiranës është në vitin 2013, koha e Lulzim Bashës! Leja për pazarin e ri në 2015 dhe leja për Sheshin Skënderbej në 2016!

Veliaj mendon se qytetarët e Tiranës janë të verbër edhe nuk i shikojnë pallatet edhe kullat që ndërtohen çdo ditë, duke ju zënë rrugët, trotuaret, sipërfaqen edhe duke ju ndotur tmerrsisht ajrin. Por Veliajt nuk i interesojne qytetaret e Tiranes por oligarkët e ndërtimit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular