BallinaIntervista"Rotacioni, i pashmangshëm", Basha pas takimit me Metën: Më njohu me fakte...

“Rotacioni, i pashmangshëm”, Basha pas takimit me Metën: Më njohu me fakte tronditëse. Ramës ia thashë para 1 muaji…

spot_img
spot_img

Me presidentin diskutuam për faktet e reja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama, si dhe për hapa të tjerë antikushtetues të qeverisë, që rrezikojnë të drejtat elementare të qytetarëve.

• Konfirmoj vendosmërinë tonë për të ndjekur pikë për pikë udhërrëfyesin e Europës, udhërrëfyesin gjerman për daljen nga kriza, me zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më parë, nëpërmjet një reforme zgjedhore që garanton mekanizmat e duhur.

• Për ne ky parlament është shpërndarë që më 18 shkurt 2019. Njerëzit presin nga ne zgjidhje. Ndryshimi është i pashmangshëm. Rotacioni është i pashmangshëm. Nuk do të ketë forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin, ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve.

• Ne do të bëjmë gjithçka të garantojmë një proces zgjedhor përmes një reforme zgjedhore. Edi Rama i ka bërë hesapet gabim: nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin.

• Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, për hir të stabilitetit. Do të bëj gjithçka që rotacioni të vijë me koston më të vogël për shqiptarët. Bashkimi ynë do të jetë i madh dhe i pandalshëm.

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA PAS TAKIMIT ME ALEATËT E KOALICIONIT OPOZITAR

Pyetje: Zoti Basha keni zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim me Presidentin e Republikës, ndërsa tani mblodhët në selinë e PD, aleatët tuaj. Çfarë diskutuat?

Lulzim Basha: Presidenti i Republikës më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse të përfshirjes së zyrtarëve të lartë të maxhorancës për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E kemi thënë, dua ta përsëris, kapja e Gjykatës Kushtetuese është objektiv i Edi Ramës. Edi Ramës i duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur dhe liruar kriminelët, me të cilët ka marrë pushtetin. I duhet Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e paligjshëm që është produkt i bashkëpunimit të tij me krimin dhe është investuar në mënyrë të hapur dhe kriminale për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Ky është, ashtu siç e cilëson edhe Presidenti i Republikës një grusht i pastër institucional, një grusht i pastër institucional shteti. Nuk bëhet me të vërtetë me ushtri dhe me tanke, por bëhet me shërbëtor të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë. Ndaj, ne kemi diskutuar gjerësisht për këtë dhe për të tjera hapa të maxhorancës në shkelje të Kushtetutës, të cilat bëhen për të rrezikuar të drejtat elementare të qytetarëve shqiptarë dhe për të favorizuar krimin dhe kriminelët. Dhe dua t’ju them se ne kemi një papajtueshmëri të plotë me këtë zhvillim dhe do të marrim çdo vendim si opozitë, duke i bërë thirrje çdo qytetari, përtej bindjeve politike, që hapa të tillë që shkatërrojnë themelin e demokracisë, Kushtetutën, të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe me rezistencën më të madhe qytetare. Kur bie Kushtetuta, bie garancia elementare, çdokush është i rrezikuar, çdo prind, çdo fëmijë, i punësuar në administratë apo në sektorin privat, student apo pensionist, të drejtat e tyre janë të rrezikuara.

Dua të shtoj se ky nuk është një zhvillim surprizë. Ky zhvillim vjen në gërmadhat e një demokracie të asgjesuar në një vend pa parlament, me një parlament ilegjitim, në një vend pa pushtet vendor. Prandaj, dua të konfirmoj vendosmërinë tonë për të ndjekur pikë për pikë udhërrëfyesin e Europës, udhërrëfyesin gjerman për daljen nga kriza, me zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më parë, të cilat mund të arrihen duke përfunduar reformën zgjedhore dhe duke iu dhënë shqiptarëve besimin dhe mekanizmin se këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të garantojnë që problemet që e kanë sjellë vendin deri këtu, të mos manifestohen më.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë që qytetarët duhet të refuzojnë shkeljen e Kushtetutës. Nga ana tjetër edhe institucioni i presidentit sot foli për shpërndarje të parlamentit. Mund të na thoni çfarë po u kërkoni qytetarëve? Të dalin, të bashkohen, po i thërrisni në protestë, sepse keni një pikë bashkimi me Presidentin dhe jo vetëm tek grushti i shtetit?

Lulzim Basha: Shikoni, për ne ky parlament është shpërndarë. Më 18 shkurt të vitit 2019 për ne ky parlament është shpërndarë, nuk ekziston më. Dua ta them fare qartë. Çdo ligj i këtij parlamenti i ndërmarrë nga një maxhorancë ilegjitime dhe në mungesë të një Gjykate Kushtetuese për ne është nul dhe void, është i pavlefshëm. Tani ne jemi të orientuar nga zgjidhja. Njerëzit presin zgjidhje dhe kjo zgjidhje nuk mund të jetë thjesht kalkulim i partisë sime apo i koalicionit opozitar, sepse mendoj se të gjithë e kanë të qartë. Ndryshimi është i pashmangshëm. Rotacioni është i pashmangshëm.
Gjithë beteja e oligarkisë, kriminelëve dhe Edi Ramës, është ta fusë rrugën drejt rotacionit të pashmangshëm në labirinte që ta zgjasin ose mundësisht ta shmangin. Ne nuk do ta pranojmë këtë. Nuk do të ketë forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin, ta ndalë ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me votën e qytetarëve. Natyrisht, që detyra jonë është që të angazhojmë të gjithë qytetarët për këtë ndryshim. Për këtë arsye po veprojmë në disa rrafshe: rrafshi i pare, që ju e keni parë, është të jemi me ta, t’i dëgjojmë drejtpërdrejtë. Sepse mbi bazën e një shkëmbimi të tillë do të kemi dhe propozimet tona për daljen nga kriza, e cila sot ka rrezikuar bukën e mbi 50 përqind të shqiptarëve. 1 në 2 shqiptarë është sot nën kërcënimin e urisë kronike, pra nuk ka mjaftueshëm para për të blerë bukën e gojës. Në të tjera rrafshe, si është shëndetësia, arsimi, tashmë dhe siguria publike që është përtokë, sepse ditë për ditë ka atentate mafioze. Sepse krimi është më i fortë se kurrë, për arsyen e thjeshtë, sepse krye-KÇK është Edi Rama me qeverinë e tij. Dhe natyrisht, të shtyjmë përpara procesin për të cilin kemi një bashkëpunim dhe një bashkërendim me partnerët tanë perëndimorë. 9 pikat e Bundestagut janë të panegociueshme. Të panegociueshme nga BE, të mbështetura nga SHBA. Ka një opozitë të bashkuar që padyshim sot është maxhoranca morale, e cila po shtyn në realizimin e këtyre pikave, edhe për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë, edhe për t’i dhënë fund krizës politike, edhe për t’i dhënë fund krizës ekonomike. Dhe këtu ne nuk do të lejojmë asnjë forcë, sado e motivuar të jetë, siç është i motivuar krimi i organizuar që do të ruajë privilegjet, do të ruajë qindra milion euro të trafiqeve të drogës. Siç janë të motivuar oligarkët, një grusht njerëzish të cilët po e vjedhin këtë vend. Dhe siç është i motivuar ai që i ka sjellë këta në sofrën, në tepsinë e pushtetit, kreu i qeverisë dhe qeveria e tij. Kjo është sot kontradita: A do jetë Shqipëria e tre milion shqiptarëve apo 2 milion e gjysmë sa kemi mbetur pas eksodit që ka shkaktuar Edi Rama, apo Shqipëria e 12 oligarkëve, hajdutëve dhe Edi Ramës?
Po jua them qartë dhe prerë: ne do të vazhdojmë bashkëbisedimin me qytetarët. Unë do të vazhdoj t’i dëgjoj ata dhe pas kësaj do të shpalosim ofertën tonë. Ne do të bëjmë gjithçka të garantojmë një proces zgjedhor përmes një reforme zgjedhore, për të cilën jemi tërësisht të angazhuar, por nuk ka forcë mbi këtë dhe që do të ndalë rotacionin.
Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Ia kam thënë para një muaji, po ia përsëris: nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin.

Unë mbetem i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike, për hir të vendit, për hir të stabilitetit, për hir të këtyre familjarëve, fëmijëve të tyre, duhet që kjo të vijë pa kosto për shqiptarët. Boll kanë paguar kosto, 30 vjet kosto rotacion pas rotacioni. Do të bëj gjithçka që kjo të vijë me koston më të vogël për shqiptarët. Por bashkimi ynë do të jetë i madh. Do të jetë i pandalshëm. Do t’i tregojë vendin secilit prej asaj duzine të qelbur hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë se me makinacione dhe me paratë e krimit do të ndalin rotacionin. Rotacioni është i pashmangshëm.

Faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular