BallinaKryesoreEdi Paloka: Partnerët na kanë dhënë fjalën se do ta detyrojnë Ramën...

Edi Paloka: Partnerët na kanë dhënë fjalën se do ta detyrojnë Ramën të bëjë zgjedhje të parakohshme

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i ftuar në studion e Ilva Now, në Euronews Albania tha se opozita në këmbim të pjesëmarrjes në tryezën e reformës zgjedhore me mazhorancën, ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë premtimin se pas miratimit të saj do të bëhet implementimi, çka sipas tij do të thotë zgjedhje të parakohshme.

“Që të jemi të qartë; tryeza është e përcaktuar jo vetëm nga ne, por edhe nga Bundestagu. Ka qenë i vetmi kusht ku përfshihej edhe opozita; ishte ulja në një tryezë për kodin zgjedhor. Ne kemi dhënë fjalën tek partnerët tanë se këtë kusht do ta realizojmë, siç na është dhënë fjala nga partnerët do të ecet me hapat e tjerë, me 9 kushtet e Bundestagut që mbështeten edhe nga SHBA dhe BE.

Hapi tjetër është me realizimin e reformës është implementimi i reformës, që do të thotë zgjedhje”, – tha z. Paloka.

Teksa komentoi deklaratën e bërë sot nga Presidenti i Republikës i cili foli për grusht shtetit dhe ftoi popullin në shesh më 2 mars, nënkryetari i PD u shpreh se ndryshimi i ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk është fillimi i grushtit të shtetit, por thellimi tij, pasi grushti i shtetit sipas z. Paloka ka nisur me reformë në drejtësi dhe 7 ligjet.

Teksa nuk preferoi të zbulonte skenarin që do të ndjekë opozita pas takimit të një dite më parë mes krydemokratit Lulzim Basha dhe Presidentit Ilir Meta, Paloka u shpreh se opozita do të jetë në krah të presidentit në mbrojtje të Kushtetutës. Por pa hequr dorë nga përpjekja për zgjidhje institucionale në tryezën për reformën zgjedhore, e cila siç ritheksoi është një fjalë e dhënë partnerëve, por edhe një premtim i marrë prej tyre se pas miratimit të saj kryeministri do të detyrohet nga ndërkombëtarët për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular