Presidenti lir Meta publikon sot të tjera prova për atë që ai e quan grusht shteti nga qeveria.
Presidenti del në mesditë në një tjetër konferencë për mediat, dy ditë pasi publikoi fakte për kreun e KED Ardian Dvorani, për të cilin depozitoi një shtesë në kallëzimin penal.
Në një postim në Facebook, zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi lajmëron se konferenca do të mbahet në orën 12:30.
POSTIMI I PLOTE I ZEDHENESIT TE PRESIDENTIT ILIR META:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot, në ora 12:30 një konferencë për shtyp.
PROVA TË REJA PËR GRUSHTIN E SHTETIT.