Tragjedia e pesëfishtë në Gjilan që tronditi opinionin ditën e martë mund të ketë pasur një tjetër rrjedhë. Në rrugë jo zyrtare Klan Kosova ka mësuar se një motiv i pakonfirmuar që çoi te kjo tragjedi ishte një banesë.
Dyshohet se vëllai i madh, i cili nuk u lejua ta shesë banesën, e kishte vra fillimisht vëllanë e vogël, e më pas prindërit.
E shokuar nga ngjarja, dyshohet se motra police kishte ndërhyrë duke e vrarë këtë të fundit e më pas veten.
Po ashtu, jozyrtarisht mësohet se të tre fëmijët të cilët ishin mbi të tridhjetat, ishin në depresion dhe karakterizoheshin nga paqëndrueshmëria emocionale.