BallinaKronikeShkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Shkon në 4 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Ka shkuar në katër numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mësohet se viktima është një 84-vjeçar në Bergamo, i cili ka ndërruar jetë në spital. Viktima e tretë ishte në Lombardi, që është edhe rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve në Itali.

Pothuajse në të gjithë Italinë veriore ndalesa për shkollat fillon sot. Duomo dhe Scala në Milano janë gjithashtu të mbyllura.

Ndërkohë që numri i të infektuarve ka arritur në 152 persona. Italia renditet si vendi i tretë me numër rastesh, pas Kinës dhe Koresë së Jugut, ndërsa i prekur është edhe Irani, ku janë konfirmuar 43 raste, tetë prej të cilëve kanë humbur jetën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular