BallinaShow BizzBeyonce nuk lejon fotografët t’i bënin foto gjatë homazheve të Kobe Bryant

Beyonce nuk lejon fotografët t’i bënin foto gjatë homazheve të Kobe Bryant

Beyonce mori pjesë dje në homazhet për mikun e saj të ndjerë Kobe Bryant duke performuar këngën e tij të preferuar XO, në memorialin publik të yllit të NBA të hënën.

Ajo u shfaq në Staples Center në Los Angeles të hënën, e veshur me një kostum të shndritshëm në ngjyrë mustardë, për të performuar para 20 mijë personave, mes të cilëve edhe çiftet e famshme si Kim Kardashian-Kanye West dhe Jennifer Lopez- Alex Rodrigues.

Ajo u fotografua më vonë duke ngushëlluar bashkëshorten e Kobe-t Vanessa.

Por fotografitë e këngëtares gjatë eventit u vonuan të bëheshin publike pasi Beyonce nuk pranoi të publikoheshin para se t’i konfirmonte ajo personalisht.

Ajo e mbron imazhin e saj në publik në mënyrë të jashtëzakonshme, ndaj dhe fotot u publikuan disa orë pas përfundimit të memorialit.

Disa fotografë madje u ankuan se këngëtarja u kishte kërkuar që të mos e fotografonin raporton “Page Six”.

Beyonce në përgjithësi anashkalon çdo paraqitje në tapetin e kuq dhe në vend të tij, ajo bën disa foto personale të redaktuara të cilat i publikon, përmes faqes së saj të internetit dhe mediave sociale.

Kjo ka qenë politika e saj që nga viti 2013, kur publicistja e këngëtares u kërkoi agjencive ose faqeve të internetit që të hiqnin fotot “e paqarta” të Beyonce-s të bëra gjatë performancës së saj energjike në Super Bowl.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular