Një sasi e madhe droge është kapur gjatë mëngjesit të sotëm dhe në pranga është vënë një shqiptar. Policia greke ka kapur mbi 13 kg heroinë dhe rreth 1 kg kokainë, në trenin e linjës Athinë-Selanik.
Në pranga ka rënë një shqiptar dhe një grek.
Ne bagazhet e 28-vjeçarit shqiptar dhe të grekut 19-vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar 13 kg 137 gram heroinë dhe 879 gram kokainë.
Droga do të shpërndahen në Selanik.
Sipas policisë, shqiptari është kreu i këtij grupi.